Pulë me kos dhe hudhra nga zonja Albana

4 Dhjetor, 11:54

Pulë me kos dhe hudhra

Përbërësit:

  • 1 pulë mesatare
  • 2 gota kos
  • 6-8 thelpinj hudhër
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Majdanoz i grirë

Përgatitja:

Pulën e lajmë me ujë të bollshëm dhe e ndajmë në racione duke e spërkatur me pak kripë. Në një tas hedhim kosin, kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejmë në mënyrë që të formojnë një masë të njëtrajtshme. Pasi e kemi përgatitur kosin, kalojmë aty copat e mishit të pulës dhe i përziejmë me një lugë druri. Në një tavë qelqi ose balte, hedhim vajin e ullirit dhe mundohemi që ta përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas qërojmë hudhrat dhe mjafton t’i ndajmë në gjysmë. Masën me kosin dhe mishin e pulës e kalojmë në tavë dhe aty shtojmë dhe hudhrat e prera. E vendosim për t’u pjekur në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 40 minuta, derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.