Zog fshati me qull dhe arra
Përbërësit:
- 1 zog fshati
- 2 lugë gjalpë
- 2 lugë miell misri i verdhë
- 150 gr arra
- Ujë
- Kripë
Përgatitja:
Vendosim zogun të ziejë me ujë dhe kripë. Ndërkohë, në tigan shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë gradualisht lëngun e mishit dhe e trazojmë derisa të krijohet një masë kremoze si qull. Shtojmë arrat e thërrmuara dhe e përziejmë mirë. Masën e qullit me arra e hedhim në tavë dhe mbi të vendosim copat e mishit të zier. Shtojmë pak gjalpë sipër dhe e pjekim në 200°C derisa mishi të marrë ngjyrë të artë.





















