Pianisti shqiptaro - italian Eni Barbullushi solli koncertin e tij të parë në Tiranë me Orkestrën Simfonike të RTSH, me solistë flautisten Jonela Golemi dhe dirigjent Gridi Kraja. Pas një përvoje koncertore të sukseshme në Europë ai vjen për herë të parë në skenën shqiptare me një background të pasur artistik. Në studion e “Rreze Dielli”, pianisti rrëfeu emocionet përballë publikut shqiptar dhe dëshirën e madhe për t’u rikthyer me një tjetër projekt në vendin e tij të lindjes. I larguar nga Shqipëria në moshën 9-vjeçare, edukimi pedagogjik i tij muzikor vijoi në konservatorin G. Donizetti në Bergamo, ku paralel ndiqte edhe Akademinë Santa Cecilia. Ai ka arritur suksese të rëndësishme jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera evropiane. Talenti i lindur u kultivua nga dy prindër artistë të sukseshëm, nëna e tij, pianistja e njohur Aksinja Gërbi dhe babai Fatmir Barbullushi, klarinetist. Përmes një videomesazhi surprizë, nëna e Enit e emocionoi në studio dhe e falenderoi për durimin, talentin dhe punën e jashtëzakonshme të djalit të saj për të arritur suksesin e merituar. Barbullushi është vlerësuar me disa çmime në konkurse ndërkombëtare. Projektet e ndryshme muzikore, në Itali, Stockholm, Portugali kanë fituar zemrat e publikut dhe e kanë bërë të njohur në Europë.
-
Kripa 'eliminon' rrudhat edhe në moshën 70-vjeçare! Maska më e mirë me kripë kundër rrudhave
November 21, 2024 at 8:37 PM -
Rreze Dielli - Emisioni 20 Nëntor 2024, Receta tradite/ Mjalti/ Gështenjat/ Lakra 'bombë' shëndeti
November 20, 2024 at 1:27 PM -
'Si e përgatis unë lakrën turshi' / Konsumimi më i mirë i lakrës nga Altin Joka
November 20, 2024 at 3:51 PM -
Kura me lakër për hemoroidet, çistet, enjtjet apo dhimbjet
November 20, 2024 at 3:09 PM -
Ja mjalti më i mirë për diabetikët
November 20, 2024 at 2:10 PM -
Mjaltë, uthull dhe spec djegës, kurat magjike për kolesterolin, zemrën, mëlçinë, por dhe…
November 20, 2024 at 12:32 PM -
'Vetëm me një shkrepëse', si të dallojmë mjaltin pa hile / Ja provat e pagabueshme
November 20, 2024 at 12:29 PM -
Ja momenti më i mirë i ditës kur duhet të konsumoni mjaltin… / Sa lugë?
November 20, 2024 at 1:35 PM -
Lakra ‘bomba’ që vret sëmundjet
November 20, 2024 at 11:48 AM -
Gështenjat, të pjekura apo të ziera? Ku po gabojmë në konsumimin e tyre
November 20, 2024 at 11:34 AM -
Mjalti, shëruesi i madh i 216 sëmundjeve/ Altin Joka: Si të përdoret pa humbur vlerat
November 20, 2024 at 11:57 AM -
Rreze Dielli - Paluze e pjekur në furrë me arra nga zonja Albana
November 20, 2024 at 10:58 AM