Me Blerina Bajko, pesha e një mbiemri, raporti me babain Agim Bajko dhe rikthimi në Shqipëri pas studimeve jashtë…
Në studion e Rreze Dielli, Blerina Bajko, vajza e aktorit të humorit dhe satirës Agim Bajko, ndan kujtimet e fëmijërisë me të atin pas perdes së skenës dhe peshën e mbiemrit që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj. E apasionuar pas volejbollit që në fëmijëri, sport në të cilin luajti në Itali për 16 vite rresht, e më pas studimet me ekselencë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Blerina rrëfeu në studio vendimin për t'u rikthyer përfundimisht në Shqipëri. Tashmë në rolin e drejtueses së marketingut dhe komunikimit në Klubin e Futbollit "Partizani", Blerina rrëfen ambiciet dhe imazhin që do dëshironte të kishte ky klub tradite në Shqipëri. Pasionin për modën dhe koleksionin e orave, biondja bukuroshe u shpreh se e ka trashëguar nga i ati, ndërsa marrëdhënien me të emën e veçoi si më të veçantën për karakterin dhe disiplinën në punë.