Qëllohet me armë në drejtim të Top Channel, afër studiove të Big Brother, vritet roja!

27 Mars 2023, 07:05 | Përditesimi i fundit: 2023-03-27 07:36:50

Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 1:00 pas mesnate, në drejtim të godinës së Top Channel në Mëzez në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisht të plagosur rojen e këtij institucioni,  i cili ka ndërruar  jetë rrugës për në spital. Ka vdekur Pal Kola, 60 vjeç.