Kosova një hap para me astronominë, së shpejti qendra e vëzhgimit të yjeve
Në një lidhje skype direkt nga fshati Rashincë i Komunës së Shtimes në Kosovë me profesorin e astronomisë Milaim Rushiti, i cili foli për projektin ambicioz të observatorit dhe planetariumit, i cili pritet të përfundojë ndërtimin në muajin Shtator. Observatori dhe Planetariumi do të jenë në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtë-mësimore të nxënësve dhe të rinjve nga gjithë territori i Republikës së Kosovës. Ky projekt do t’iu mundësojë nxënësve edhe studentëve të shohin yjet përmes teleskopëve modern.