Qofte me patate, super të thjeshta e të shijshme nga zonja Albana

28 Shtator 2023, 11:58

Qofte me patate

Përbërësit:

  • 5 patate
  • 100 gr spinaq
  • 1 qepë të kuqe
  • 1 lç kripë
  • 1 lç spec i kuq
  • 1 lç koriandër
  • 1 vezë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Vaj bimor për skuqje

Përgatitja:

Ziejmë patatet, më pas i shtypim në një tas, shtojmë spinaqin, qepën e kuqe të grirë hollë dhe erëzat. E punojmë mirë brumin dhe krijojmë qofte rrumbullake të cilat i lyejmë me vezë dhe i skuqim në vaj bimor.