Qofte me salcë të kuqe nga zonja Albana

24 Nëntor, 11:03 | Përditesimi: 24 Nëntor, 11:03

Qofte me salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 300-400 gr mish i grirë
  • 2 qepë të thata
  • 3–4 thelpinj hudhër
  • 2 feta bukë të njomura
  • 1 vezë
  • ½ tufë majdanoz
  • ½ tufë koper
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lugë uthull
  • 1 lugë miell
  • Vaj ulliri
  • Spec djegës (opsionale)
  • Kripë, piper i zi

Për salcën e kuqe:

  • 2-3 domate të mëdha
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 lugë uthull
  • 1 lugë çaji sheqer
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Përziejmë mishin e grirë me qepën, hudhrat, vezën, bukën e njomur, majdanozin, koperin, specin djegës, kripën, piperin, vaj ulliri dhe uthullën. Shtojmë 1 lugë miell për ta lidhur masën. E përziejmë  mirë dhe e lëmë të pushojë disa minuta. Formojmë qoftet dhe i skuqim në vaj ose i pjekim në furrë. Ndërkohë përgatitim salcës e kuqe: kaurdisim qepën në vaj derisa të marrë ngjyrë të artë, shtojmë domatet e grira dhe 1 lugë gjelle salcë domate. Rregullojmë shijen me kripë, piper, pak sheqer, hudhra të shtypura, uthull dhe gjethe dafine. E lëmë salcën të marrë valë dhe nëse është shumë e hollë, shtojmë pak miell të tretur në ujë. Vendosim qoftet e skuqura brenda salcës dhe i lëmë të zjejnë bashkë për disa minuta që të marrin shijen ose mund t'i vendosim direkt në furrë me salcë për një variant më të lehtë.

MC/Shqiptarja.com