Qofte me spinaq dhe kus kus nga zonja Vjollca

3 Dhjetor 2020, 11:52

Qofte me spinaq dhe kus kus

Përbërësit:

500 gr spinaq

6 qepë të njoma

1 tufë majdanoz

1 tufë kopër

1/2  gotë uji kus kus

100 gr djath të bardhë

2 vezë

2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

2 lugë gjelle miell

1/4 lugë kafe sodë buke

kripë, piper të zi dhe arrëmoskat

vaj për skuqje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim kus kusin në një tas shtojmë në të 1/2  gotë ujë të nxehtë e mbulojmë dhe e lëmë të mbuluar për 10 minuta më pas e zbulojmë e thërrmojmë me pirun dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar e vendosim spinaqin për 2 minuta më pas. pasi e kullojmë menjëherë e vendosim në ujë të ftohtë. Pasi ftohet e kullojmë mirë e më pas e grijmë hollë. Bishtat e qepëve I grijmë hollë në unaza I vendosim në një tas shtojmë pak kripë dhe I shtypim me dorë deri sat ë ulim volumin. Grijmë hollë erzat , majdanoz kopër dhe I bashkojmë të gjithë këto përbërës në një tas si spinaqin, qepët, kopër, majdanoz, kus kus, djathin e thërrmuar, miell, perimet dhe bukëne  grirë, vezët, kripë, piper të zi, arrëmoskat, pak sodë buke. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe lëmë brumin e qofteve të pushojë për 15 minuta. Më pas formojmë qofte në madhësinë mesatare I japim formë të rrumbullakët. Ngrohim vajin dhe I skuqim nga të dy anët nga 3-4 minuta në temperaturë mesatare. I shërbejmë me kos me hudhra. I purosim qoftet lehtë me bukë të thekur për ti bërë krokante nga jashtë.