Qofte orizi
Përbërës:
- 500 gr oriz
- 1 patate
- 1 vezë
- 250 gr bukë të thërrmuar
- 1 tufë majdanoz
- 1 fç djathë kaçkavall
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë në ujë të bollshëm orizin me kripë dhe më pas e kullojmë. Ndërkohë ziejmë dhe një patate dhe e bëjmë pure duke e bashkuar me orizin dhe përbërësit e tjerë. E lëmë pak brumin të ftohet dhe i japim formë sipas dëshirës. I kalojmë në pak bukë të thërrmuar dhe i skuqim mirë nga të gjitha anët.