Qofte të ziera në salcë dhe bizele nga zonja Vjollca

17 Nëntor 2020, 10:29

Qofte të ziera në salcë dhe bizele

Përbërësit:

Salca

1 qepë mesatare

1 spec jeshil

3 domate mesatare

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji piper i kuq

100 gr bizele

Brumi qofteve

500 gr mish i grirë

1 qepë e vogël

1 karrotë ( në rende të hollë)

1 tufë majdanoz

2 lugë gjelle kos

kripë, piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht grijmë qepën shumë hollë, gjithshtu dhe specin në kubikë të vegjël. Në një tigan të thellë ngrohim 4 lugë gjelle vaj dhe shtojmë në të qepën dhe specat në kubikë, i kaurdisim sëbashku duke shtuar pak kripë, i vendosim kapakun dhe herë pas here i përziejmë deri sa qepa të zbutet. Grijmë domatet në rende dhe i shtojmë në tigan dhe 1 lugë çaji piper të kuq vazhdojmë përzierjen dhe lëmë domaten të gatuhet në temperaturë mesatare. Në një tas vendosim mishin e grirë, 1 qepë të vogël të grirë hollë, karrotën të grirë nga ana më e hollë e rendes, i bashkojmë të tre përbërësit në tas dhe majdanoz të grirë dhe 2 lugë gjelle kos kripë, piper të zi i përziejmë mirë të gjithë përbërësit deri sa të na formohet një brum që nuk ngjit. Formojmë qofte të vogla sferike. Salcës që po ziejnë në tigan i shtojmë 1 filxhan kafe ujë dhe sapo të ziejë vendosim në tigan qoftet duke lëvizur tiganin me qëllim që qoftet të rrotullohen dhe të gatuhen. Shtojmë pak piper të zi vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë përsëri pak fare ujë, bizele mund të vendosim një spec pikant nëse e preferoni vendosim kapakun dhe për 5-7 minuta dhe i servirim të ngrohta.

Programe të tjera

Shiko të gjitha