Qull me arra dhe mish pule nga zonja Albana

29 Shtator 2023, 12:14

Qull me arra dhe mish pule

Përbërësit:

  • 1 pulë ose pulë në racione
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 gotë e gjysmë kos
  • 1 vezë
  • 1 e ½ lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 bulion me erëza
  • Arra të thërrmuara
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Kripë, rigon
  • Lëng limoni   

Përgatitja:

Presim mishin e pulës në racione dhe e kaurdisim me pak kripë dhe yndyrë. Më pas shtojmë ujë dhe e lëmë të ziejë. Në një tigan kaurdisim miellin me gjalpë, derisa të shpërthejë aroma e pjekjes. Shtojmë buljon nga pak që mos të kokrrizohet. Shtypim hudhrat në masën e qullit, rregullojmë shijen duke shtuar dhe kosin me lëngun e limonit. E kalojmë në tavë me copat e mishit përsipër sikurse e spërkasim me arrat. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.