Qytetarët pro portit të ri të Durrësit në Sondazhin 'Piepoli', Igli Cara: Vjedhje, do bëj gjithçka për ta ndaluar nëse zgjidhem kryebashkiak

14 Prill 2023, 22:48

Qytetarët Durrësakë janë pro projektit të Portit të Durrësit. Të pyetur nga Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 63% e tyre presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit. Mirëpo, i ftuar në Report Tv, kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Igli Cara tha se Porti i Durrësit është një aferë korruptive. I pyetur se si do ta kundërshtojë nëse më 15 maj do të jetë kryebashkiaku i Durrësit, ai tha se do të gjejë çdo rrugë ligjore për të ndaluar.