Rama: Kush nuk deklaron pagat reale do arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike

8 Shtator, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2024-09-08 15:18:03

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë nga Asambleja e PS, kur njoftoi se do të nisë goditja ndaj sipërmarrjeve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Kreu i qeverisë tha se kush nuk deklaron pagat do arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike.

Nga java e dytë e muajit, tetor Rama tha se do nisë plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore, duke thënë se sipërmarrjet që fshehin pagat reale po vjedhin edhe atë çka u takon pensionistëve.

    No videos found.