Receta e ditës - Biskota me arrë kokosi dhe tasqebap / Pjesa e dytë

19 Shkurt 2019, 15:51

Receta e dytë: Tasqebap

Përbërësit

500 gr mish viçi ose qengji

3 kokrra qepë

Vaj ulliri

1 lç miell

½ gotë verë

1 lç spec i kuq

1 fk pure domate

3 thelpinj hudhër

1 gjethe dafinë

Kripë + piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla. Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar. E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.