Receta e ditës - Biskota të mbushura me mollë e arra dhe krahë pule pikante të pjekura në tigan / Pjesa e parë

17 Janar 2020, 13:42

Biskota të mbushura me mollë dhe arra

Përbërësit:

250 gr gjalp (në temp. ambienti)

 1 filxhan kafeje sheqer pluhur

1 lugë gjelle kos

1 lugë çaji sodë buke

2.5 gota miell

Për mbushjen

3 mollë mesatare

1 lugë çaji kanellë

1 filxhan çaji sheqer

80 gr arra ose lajthi.

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët nga lëkura dhe farat. Tulin e mollës e grijmë në rende nga ana më e trashë. Shtojmë sheqerin dhe e përziejmë derisa molla të mos ketë më lëng, shtojmë kanellë, arra të grira, I përziejmë mirë dhe e lëmë mbushjen të ftohet.

Në një tas tjetër vendosim gjalpin, sheqerin pluhur, kosin, sodën e bukës, ½ e miellit e përziejmë brumin me duar ose robot elektrik duke shtuar herë pas here dhe miellin e mbetur derisa brumi të lidhet e most ë na ngjitet nëpër duar. Ndajmë brumin në 5 kulaçë.

Hapim secilin prej kulaçëve në një petë të vogël me trashësi 3 mm dhe diametër 20 cm. Pasi e hapim petën e ndajmë në 8 pjesë, siç ndahet një picë.  Në fillim të çdo pjese vendosim 1 lugë çaji mbushje, pastaj e bëjmë role deri në majën e petës.

Në një tepsi ku kemi shtruar letër kuzhine ose të lyer me pak vaj vendosim biskotat e mbushura me mbyllje nga poshtë.

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 10-12 minuta.