Bohçe sfoljat të mbushura me brokoli dhe salçiçe
Përbërësit:
1 petë sfoljat
1 tufë brokoli mesatare
2 salçiçe
1 patate
150 gr rikota
1 të verdhë veze
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Pastrojmë brokolin, e presim atë në lule të vogla dhe e vendosim për të zierë në ujë të valuar me kripë për 5-6 minuta. Po ashtu ziejmë pataten dhe e presim në kubikë të vegjël.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim salçiçen të prerë në kubikë të vegjël, shtojmë brokolin dhe patatet e grira dhe I gatuajmë së bashku për 2 minuta.
Në një tas përziejmë rikotën pr tu zbutur pak dhe e shtojmë atë në tiganin me perime. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.
Hapim petën dhe e ndajmë atë në 6 pjesë me brinjë të barabarta. Në cdo katrore petë sfoljatë vendosim në qendër 1 lugë gjelle perime dhe fillojmë të mbledhim qoshet, duke I mbivendosur në qendër.
Lyejmë bohçet me të verdhë veze dhe I vendosim në tepsi në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.