Receta e ditës - Bukë me djathë dhe hudhra, bullgur pilaf me patëllxhanë dhe qiqra/ Pjesa e dytë

2 Tetor 2019, 11:50

Receta e dytë, Bulgur pilaf me patëllxhanë dhe qiqra

Përbërësit:

 1 qepë

2lugë gjelle vaj ulliri

 1lugë çaji gjalp

1 spec jeshil

2 patëllxhanë të vegjël

Gjysmë spec i kuq

 1 thelpi hudhër

1lugë çaji salcë domate

 1 domate

Kripë, Piper i zi

1 gotë bulgur

 2 gota ujë të valuar

400 gr qiqra të gatuara

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë ngrohim vaj dhe gjalp dhe qepën e grirë në kubikë të vegjël dhe e kavardisim atë derisa të bëhet transparente.

Shtojmë specat e prerë hollë plus patëllxhanët në kubikë me brinjë 1 cm. I kavardisim së bashku.

Shtojmë specin në kubikë të vegjël dhe vazhdojë t’i kavardisim së bashku.

Shtojmë një thelp hudhër të copëtuar plus një lugë çaji salsë domate të qëruar të prerë në kubikë të vegjël.

Shtojmë Bulgurin dhe I kavardisim përsëri plus kripë, piper të zi dhe dy gota ujë të valuar në masën e gotës që matëm bulgurin. Trazojmë dhe shtojmë qiqrat dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Pas 15 minutash e fikim zjarrin dhe e mbulojmë bulgurin me një picetë e më pas me kapak, me qëllim që të mos zbutet më tepër se ç’duhet. E lemë të pushojë dhe për 15 minuta dhe e shërbejmë të spërkatur me pak majdanoz.