Mëlçi në qumësht me perime
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi të freskëta
- 500 ml qumësht
- 1 lgj salcë domate
- 1 qepë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 spec i verdhë
- 1 tufë majdanoz
- Vaj ulliri
- Kripë, rigon
- Piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Presim në rripa sa një gisht mëlçitë. I vendosim në një tas me qumësht për 3 orë. Më pas i kullojmë, i përziejmë me erëzat dhe i transferojmë në një tigan me yndyrë. Shtojmë qepën e prerë në disqe dhe specat e prera në shirita. I kaurdisim pak minuta, shtojmë salcën e domates dhe 1 filxhan kafeje ujë. Mbyllim kapakun dhe i lëmë mëlçitë me perime të gatuhen për 10 minuta. I shërbejmë të ngrohta spërkatur me majdanoz të freskët.





















