Receta e ditës - Bukë me vezë dhe perime në furrë dhe supë dimri me pulë / Pjesa e parë

17 Shkurt 2020, 11:46

Bukë me vezë dhe perime në furrë

Përbërësit: 

4-6 feta bukë të bardha

6 kokrra vezë

1 qepë të vogël

1 spec I kuq

2 feta proshutë 0.5 cm të trasha

50 gr mozzarella

50 gr djathë I butë kaçkavall

1 tufë majdanoz

kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tepsi shtrojmë letër pjekje dhe mbi tepsi vendosim fetat e bukës (pa kore) derisa të mbulojmë të gjithë bazën e tavës.

Në një tas vendosim 6 vezë të plota, shtojmë në të 1 qepë të vogël të prerë në kubikë të vegjël , 1 spec të kuq dhe 2 feta proshutë po ashtu në kubikë të vegjël.

Shtojmë 50 gramë mozzarella dhe 50 gr kackavall të butë që shkrin të grirë në rende hollë.

Shtojmë në fund kripë dhe piper të zi. Të gjithë përbërësit në një tas i përziejmë mirë dhe i vendosim mbi bazën me bukë. I nivelojmë mirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 45-50 minuta.

Pasi e nxjerrim, nga furra e lëmë tavën t’i bjerë temperatura e lartë dhe e shëbejmë të vakët.