Receta e ditës - Bullgur kokërrmadh me bajame dhe musaka me patate / Pjesa e dytë

10 Janar 2019, 08:03

Receta e dytë: Musaka me patate

Përbërësit:

1,2 kg patate

2 kokrra qepë

500 gr mish i grirë

Kripë dhe piper i zi

1 lk kumin

1 lgj salcë domatesh

1 fç pure domatesh

1 gjethe dafine

1 gotë lëng mishi

4 lgj vaj ulliri

Beshameli:

80 gr gjalp

80 gr miell

600 ml qumësht

50 gr parmixhan

2 të verdha veze

Përgatitja:

Patatet i presim në feta dhe i skuqim pak ose i presim hollë dhe nuk i skuqim. Në tigan vendosim pak vaj , qepën e prerë në kubikë e kaurdisim deri sa të zbutet dhe shtojmë mishin e grirë. I kaurdisim së bashku deri sa mishi të ndërrojë ngjyrë. Rregullojmë shijen me kripë, piper e kumin, salcë e pure domate dhe i trazojmë mirë. Shtojmë 1 gjethe dafine, 1 gotë ujë dhe i japim mishit një valë deri sa uji të shterojë.

Përgatisim beshamelin . kaurdisim së bashku gjalpin  me miellin. Pa i dhën ngjyrë miellit, shtojmë pak nga pak qumështin duke e trazuar me tel vezësh. Në momentin që merr një valë beshameli, shtojmë parmixhanin e grirë dhe 2 të verdha veze. 3 lugë gjelle beshamel i shtojmë tek kima. Lyejmë tavën me yndyrë. Vendosim patatet si tjegulla, shtrojmë mbi to një shtresë kimë. Vendosim përsëri kimë dhe në fund dhe një rresht patate në fund. Shtrojmë një shtresë beshamel, e spërkatim me pak djath parmixhn të grirë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180ºC për 30-40 minuta.