Receta e ditës - Bullgur me thjerrëza jeshile dhe qiqra dhe çokollatë Raffaelo / Pjesa e parë

20 Dhjetor 2018, 07:28

Receta e parë: Bullgur me thjerrëza jeshile dhe qiqra

Përbërësit:

1 gotë uji bullgur

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 kokërr qepë e thatë

1/3 gotë çaji qiqra

1/2 gotë çaji thjerrëza

1 spec i kuq

1 lugë çaji salcë speci

1 lugë gjelle margarinë

1 lugë kafeje piper i kuq

1 lugë kafeje piper i zi

Kripë

2 gota ujë i zier

Përgatitja:

Hidhni në një tigan vajin e ullirit dhe gjalpin.Pasi të shkrijë gjalpi, shtoni qepët dhe kaurdisin deri sat ë marrin ngjrën rozë. Shtoni specin e kuq të prerë në kubikë dhe më pas salcën e specit. I kaurdisni këto mirë dhe më pas i shtoni qiqrat e ziera, thjerrzat e ziera etj. Me rradhë, në fund dhe ujin. Më pas lërini të ziejnë në zjarr të ulët për 15 minuta. Pasi bullguri të ketë zier e lëmë për 20 minuta të pushojë dhe më pas e servirim.