Receta e ditës - Byrek me kremiçe e speca dhe fileto pule me qepë / Pjesa e dytë

2 Nëntor 2018, 11:08

Receta e dytë: Fileto pule me qepë

Përbërësit:

3 fileto pule

Vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

3 qepë mesatare

1 luge gjelle miell

1 dado pule

3 feta djath që shkrin

2 qepë të njoma

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë, thajmë filetot e pulës dhe i marinojmë ato me kripë e piper ose me 1 dado perimesh. Vendosim në tigan pak vaj e 1 lugë gjelle gjalp dhe sapo të shkrijë gjalpi vendosim filetot e pulës, i skuqim mirë ato nga të dy anët deri sa të marrin një ngjyrë të kuqerremë. I largojmë nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Shtojmë në tigan dhe pak gjalpë e vaj dhe shtojmë në të qepën e prerë në rrathë. I skuqim deri sa ato të marrin një karameli. Shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe e kaurdisim qepën dhe miellin sëbashku për 2 minuta. Shtojmë 500 ml ujë dhe 1 dado galina blanka pule . vendosim filetot e pulës dhe i lëmë të ziejnë për 15-20 minuta në temperaturë mesatare duke i lagur filetot herë pas here me lëngun dhe qepën.

Vendosim mbi secilën filetë nga një fetë djath që shkrin dhe e mbulojmë me kapak për 5 minuta. Gjithçka është gati për servirje. Kjo recetë mund të shoqërohet me pak pure patate ose oriz.

E shërbejmë duke e spërkatur sipër me qepë të njoma të prera në unaza.