Receta e ditës - Byrek me kungull e djath dhe krem lulelakër me arra / Pjesa e dytë

1 Mars 2019, 08:24 | Përditesimi i fundit: 2019-03-01 08:25:16

Receta e dytë: Krem lulelakër me arra

Përbërësit:

500 gr lulelakër

1 lgj gjalp

2 lgj vaj ulliri

½ qepë

1 thelb hudhër

1 patate mesatare

½ gotë pana

1 gotë qumësht

700 ml lëng perimesh

Kripë dhe piper jeshil

50 gr arra

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim gjalp dhe vaj. Kaurdisim qepën dhe hudhrat deri sa të bëhen transparente. Presim lakrën në feta shumë të holla, gjithashtu dhe pataten e presim në kubikë 0,5 cm. shtojmë patatet në kubikë të vegjël, lulelakrën dhe i ziejmë për 10-15 minuta.

Shtojmë panën, qumështin dhe i përziejmë me 2 gota me lëng perimesh. E lëmë të ziejë për 10 minuta duke e përzierë herë pas here. Kalojmë supën në blender. Kaurdisim arrat deri sa të nxjerrin vajin dhe e shërbejmë kremin lulelakër duke e spërkatur me arra të kaurdisura. Mund të shoqërohet dhe me pak bukë të thekur.