Receta e ditës - Byrek trekëndësh me gjizë e kopër dhe supë me hikërr dhe perime / Pjesa e parë

20 Nëntor 2018, 16:19

Receta e parë: Byrek trekëndësh me gjizë dhe kopër

Përbërësit:

Brumi:

400 gr miell

200 ml ujë

1 lugë kafe kripë

1 lugë gjelle vaj

Mbushja:

500 gr gjizë

2 tufa kopër

1 vezë

2 lugë gjelle gjalp

Vaj për spërkatje

Përgatitja:

Bashkojmë në një tas miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët. Zëmë brumin jo shumë të fortë dhe e punojmë deri sa po ta presim me thikë, të mos ngjitet në të. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 15 minuta. Më pas e ndajmë në kulaçë të vegjël dhe i mbulojmë përsëri kulaçët për 10-15 minuta.