Fileto pule me salcë Strogonoff
Përbërësit:
400 gr fileto pule
Vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
Kripë dhe piper i zi
1/2 qepë e thatë
1 lugë gjelle miell
70 ml verë e bardhë ose ëhiskey
1 gotë lëng pule ose mishi (250 ml)
3 lugë gjelle ketchup
1 lugë çaji mustardë
300 gr kërpudha
150 gr krem pana
Majdanoz
Përgatitja:
Lajmë mishin dhe e presim në kubikë sa një kafshatë. Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle gjalp, shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë ngjyrë dhe të zverdhet. Hedhim kripë, piper të zi. (Largojmë mishin nga tigani dhe e lëmë mënjëanë të mbuluar. Në po atë yndyrë shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim mirë derisa qepa të zbutet duke e spërkatur me pak kripë.
Kur qepa të jetë tretur mirë, e shuajmë me verë ose ëhiskey, e lëmë sa të avullohet alkooli, shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe e kaurdisim së bashku me qepën pa I dhënë ngjyrë, ketchup dhe mustardë. Shtojmë lëngun e pulës ose të mishit dhe e lëmë të marrë valë me temperaturë mesatare.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqim kërpudhat në temperaturë të lartë sa të zverdhen pak.
Shtojmë në tiganin e salcës mishin dhe kërpudhat e skuqura, i përziejmë së bashku dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta në temperaturë të ulët me kapak. Pasi të kalojë kjo kohë shtojmë kremin pana, e lëmë të marrë valë për 4 minuta dhe e shërbejmë menjëherë me pak majdanoz të grirë.