Byreçka të mbushura me perime
Përbërësit:
- 1 pako petë byreku
- 2 karrota të grira hollë
- 1 spec i kuq i prerë në fije
- 1 spec jeshil i prerë në fije
- 1 qepë e vogël
- 1 filxhan lakër e prerë hollë
- 1 kungulleshkë e vogël (opsionale)
- 2 lugë gjelle vaj
- Kripë, piper i zi
- Pak salcë soje
- Pak gjalpë i shkrirë ose vaj për lyerje
- Për ngjitjen e petëve: 2 lgj miell dhe pak ujë
Përgatitja:
Përziejini pak miell me ujë dhe bëni një pastë të hollë për të mbyllur roletë në fund. Përgatitni mbushjen: kaurdisni lehtë qepën, shtoni karrotat, specat, lakrën dhe kungulleshkën. Kaurdisini për 4–5 minuta, vetëm sa të zbuten pak. Hidhni kripë, piper dhe pak salcë soje dhe lërini të ftohen para se t’i mbështillni. Merrni një petë byreku dhe priteni në katrorë ose drejtkëndësha. Vendosni pak mbushje në njërën anë. Palosni anët brenda, rrotullojini si role të vogla dhe mbyllini fundet me përzierjen e miellit me ujë. Vendosini në tavë me letër furre, lyejini sipër me pak gjalpë të shkrirë ose vaj dhe piqini në 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi të jenë gati servirini me një salcë me kos, majonezë dhe hudhër.





















