Bukë me perime, ullinj dhe erëza
Përbërësit:
- 1½ filxhan vaj ulliri
- 3 filxhanë lëng portokalli të freskët
- 1½ lugë çaji sodë buke
- 1½ lugë gjelle nenexhik i thatë
- 2 lugë gjelle nenexhik i freskët
- 1½ filxhan ullinj të grirë
- 4½ filxhanë miell integral
- 4 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 qepë e thatë
- 4 qepë të njoma
- 10 domate të thata
- 1 filxhan arra të grira trashë
- 2 lugë gjelle susam
- 2 lugë gjelle fara kungulli
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas hedhim vajin e ullirit, 2 filxhanë lëng portokalli, nenexhikun e freskët dhe atë të thatë. Shkrijmë sodën e bukës në filxhanin e mbetur të lëngut të portokallit dhe e shtojmë te masa. Shtojmë qepën e thatë dhe qepët e njoma, pastaj i përziejmë. Në një enë tjetër përziejmë miellin me pluhurin pjekës. Shtojmë ullinjtë dhe domatet e thara, duke i përzier lehtë që të mbulohen mirë me miell. Shtojmë përbërësit e thatë te përzierja e lëngshme dhe i trazojmë butë me lugë. Në fund shtojmë arrat dhe i përziejmë lehtë. Lyejmë shumë mirë me vaj një tavë të cekët, shtrijmë masën në tavë në mënyrë të njëtrajtshme dhe e nivelojmë sipërfaqen. Sipër i hedhim susamin dhe farat e kungullit. E pjekim në furrë të parangrohur mirë në 170°C për rreth 40 minuta. Pasi piqet, e lëmë të pushojë për 10 minuta në tavë dhe më pas e presim në copa.




















