Receta e ditës - Frikase me mish qingji dhe yiramisu me luleshtrydhe / Pjesa e parë

28 Mars 2019, 08:22

Receta e parë: Frikase me mish qingji

Përbërësit:

500 gr mish qingji

2 lgj gjalp

3 qepë të njoma

2 karrota

2-3 patate

1 degë selino

2 lgj miell

2 gota qumësht

2 të verdha veze

1 limon

kripë dhe piper i zi

1 tufë kopër

Përgatitja:

Vendosim pak gjalp në tenxhere dhe kaurdisim mishin të prerë në racione deri sat ë ndryshojë ngjyrë. Shtojmë në tenxhere ujë të nxehtë deri sat ë mbulohet mishi dhe 4-56 kokrra piper të zi e kripë dhe më pas  e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare. Pasi të kalojnë 30 minuta që mishi është duke u zier ( pra nuk është zier plotësisht) shtojmë perimet, qepën e prerë në unaza ( vetëm pjesën e bardhë të saj) karrotën dhe patatet të prera në kubikë. Shtojmë edhe selinonë e prerë në copëza si dhe 2 degë kopër të grirë hollë.

Vendosim kapakun dhe e lëmë mishin e perimet të ziejnë për 15 minuta, në mënyrë që të ziejnë plotësisht.

Në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin e mbetur, kaurdisim miellin me gjalp deri sa ai të mos marrë ngjyrë dhe e shuajmë me qumësht duke shtuar gradualisht edhe lëng mishi. E përziejmë mirë së bashku me mishin dhe pasi të marrë valë për 2-3 minuta e largojmë nga zjarri.

Rrahim 2 të verdha veze, lëng limoni dhe e presim frikasenë. Shrojmë kopër e përziejmë dhe vendosim kapakun në mënyrë që frikaseja të mpikset por nuk e vëmë më në zjarr për të valuar.