Receta e parë: Kaneloni me spinaq dhe gjizë
Përbërësit:
Petë lazanje
500 gr spinaq
3 thelpinj hudhër
500 gr gjizë
70 gr djath guda
500 gr pure domate
120 gr mozarela
Përgatitja :
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të valojë . Ngrohim vajin e ullirit dhe vendosim spinaqin. Shtypim hudhrat dhe trazojmë spinaqin deri sa të zbutet dhe të ulë volumin e tij. Shtojmë djathin( apo gjizën), e trazojmë së bashku me spinaqin duke shtuar dhe djathin e picës pasi e largojmë nga zjarri.
Në tenxheren me ujë të valuar, shtojmë pak kripë dhe vaj dhe vendosim petët e lazanjës për të zier sa ato të përkulen lehtë, por jo të ziejnë plotësisht.
I hapim ato në në dërrasën e punës dhe mbi sipërfaqen e një pete hapim spinaqin e gatuar dhe të mbledhur role.
Në një tavë shtojmë si bazë gjysmën e puresë së domates dhe vendosim në të kanelonit e mbushur. Njëlloj si mbushëm rolenë e parë , vazhdojmë me të gjitha petët që kemi planifikuar. Shtojmë kanelonet(roletë) e mbushura në tavë afër njëra tjetrës deri sat ë mbushet tava plotësisht. Spërkatim kanelonet me vaj dhe i mbulojmë me purenë e domates që mbeti. Në fund i mbulojmë me mozarela të grirë në rende dhe i vendosim në furrë në temperaturë 190ºC për 30 minuta.