Receta e ditës - Kek i mbushur me arra kokosi dhe fileto pule me salcë dhe brokoli / Pjesa e parë

26 Tetor 2018, 15:26

Receta e parë : Kek i mbushur me arrë kokosi

Përbërësit:

Mbushja:

2 të bardha veze

1 gotë sheqer pluhur

2 gota arrë kokosi

Brumi:

3 kokrra vezë

1 e ½ gotë sheqer

Pak kripë

¾ gotë vaj

¾ gotë kola

3 gota miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

Përgatitja:

Vendosim të bardhat e vezëve në një tas dhe i rrahim me rrahësen e vezëve deri sat ë bëhet marengë e fortë. Shtojmë sheqerin, e përziejmë me tel dore dhe më pas shtojmë arrën e kokosit. I përziejmë të gjitha bashkë. Lagim duart me ujë dhe formojmë rreth 10 -12 sfera sa një top ping pongu.

Në një tas tjetër rrahim 3 vezë, shtojmë sheqerin dhe i rrahim deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë pak kripë, vajin dhe vazhdojmë të trazojmë mirë. Shtojmë në fund kola dhe vazhdojmë trazimin.

Përziejmë në një tas miell, pluhur pjekës, kakao dhe me ndihmën e një site i shtojmë tek tasi me produktet e lëngshme. I përziejmë mirë deri sa të formohet një brumë i lidhur jo shumë i trashë, por q ëtë bjerë lirshëm nga luga.

Lyejëm tavën me gjalp dhe kakao dhe shtojmë në të një shtresë brumi. Vendosim sferat me kokos rreth e qark në mes të tavës. Shtojmë pjesën tjetër të brumit duke mbuluar sferat me kokos.

Vendosim tavën në furrë në temperaturë 170ºC për 55-60 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të pushojë 20 minuta dhe më pas e shërbejmë.