Receta e ditës - Kek me fara chija dhe fileto viçi me verë të kuqe / Pjesa e dytë

28 Dhjetor 2018, 08:40

Receta e dytë:  Fileto viçi me verë të kuqe

Përbërësit:

600gr fileto viçi

Kripë + piper

Vaj ulliri

Rozmarine

1 lç gjalp

½ qepë e kuqe

½ lk miell

½ gotë verë e kuqe

½ gotë lëng kockash

Uthull balsamike

1 lç gjalp

Përgatitja:

Presim fileton në porcione ose e lëmë ashtu sicc është. E marinojmë atë me kripë dhe piper , rozmarinë e vaj. Nxehim tiganin dhe pjekim fileton për 4 minuta. E lejmë me gjalp nga secila anë dhe më pas e evendosim në furrë për 7-10 minuta, varet nga trashësia e filetos. Në po atë yndyrë karamelizojmë qepën të prerë në fije, shtojmë edhe 1 lugë të vogël miell. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë, e shuajmë me verë . Më pas rregulojmë kosistencën me lëngun e kockave. Hedhim 1 lugë kafeje gjalp, piper të zi e pak kripë dhe në fund pak uthull balsamike. Asparagët i kalojmë në zgarë dhe i shërbejmë me fileton duke shtuar në fund salcën me pak qepë me verë mbi fileto.