Receta e dytë: Makarona margarita
Përbërësit:
400 gr makarona pene
125 gr mozzarella
150 gr domate qershi
500 gr kunguj të njomë
borzilok
4 lgj vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Përgatitja:
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar dhe kripë. Shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë për aq minuta sa është shkruar në etiketë. Pastrojmë kungujt dhe i presim ato në rrota me trashësi 3-4 cm. Vendosim tiganin e zgarës, e lyejmë me vaj dhe pjekim kungujt. Më pas i largojmë të ftohen.
Domatet i presim në gjysma dhe më pas i vendosim në një tas. Shtojmë 7-8 gjethe borzilok të copëtuar me dorë, 1 thelb hudhër të grimcuar, 3 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, mozzarella të prerë në kubikë ose mozzarella të viogla. Kullojmë makaronat dhe i trazojmë ato në tasin ku kemi vendosur domatet. I përziejmë mirë duke shtuar dhe kungujt e pjekur. Shtojmë pak vaj ulliri të freskët, pak kripë, i përziejmë mirë dhe janë gati për tu shërbyer.