Receta e parë: Koc me spinaq
Përbërësit:
800 gr koc ose salmon
1 limon
1 l gjalp
1 lgj vaj ulliri
kripë+ piper i zi
Garniturë
400 spinaq
1 qepë
50 ml verë të bardhë
3 thelpinj hudhër
1 lgj gjalp
1 lgj vaj ulliri
kripë+ piper i zi
arrë moskat
Përgatitja:
Në një tigan shkrijmë gjalp, vaj, hudhër të copëtuar, qepë të grirë imët dhe i kaurdisim së bashku deri sa qepa të zbutet. Shtojmë spinaqin të larë dhe të tharë, e mbulojmë atë sa të ulë volumin dhe shtojmë kripë, piper të zi, arrë moskat dhe pak verë të bardhë.
Ndërkohë marinojmë peshkun (filetë) me lëng limoni, kripë e piper. Shkrijmë gjalpin, shtojmë pak vaj ulliri dhe skuqim filetot e peshkut për 2 minuta nga të dy anët. Ngrohim furrën në temperaturën 160-170ºC. përhapim spinaqin në një tavë pjekje dhe vendosim filetot e peshkut të mbuluara me fetat e limonit. E lëmë në furrë për 10-15 minuta dhe në fund e shërbejmë duke shtruar në pjatë fillimisht spinaqin e mbi të filetot e peshkut. Zbukurojmë atë me me 2 feta limoni.