Receta e ditës - Kocë mediterran në letër, kallamarë në tigan dhe sallatë me patate / Pjesa e dytë

3 Maj 2019, 12:31

Receta e dytë: Kallamarë në tigan

Përbërësit:

500 gr kallamarë

1 qepë e vogël

1 thelb hudhër

200 gr domate të qëruara

1/2 tufë majdanoz

1 lgj stika pishe

1 lgj rrush i thatë

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, e aromatizojmë atë me 1 thelb hudhër. Shtojmë qepën e grirë shumë imët dhe e kaurdisim deri sa të bëhet transparente. Shtojmë majdanozin e grirë imët, stikat e pishës, rrushin e thatë dhe i kaurdisim së bashku për 1 minutë. Shtojmë domatet, kallamarët e prerë në unaza me trashësi 0,5 cm, kripë e piper të zi dhe 1 gotë ujë.

E lëmë të ziejë 10 minuta dhe e largojmë duke e shërbyer të ngrohtë.