Receta e ditës - Kofsha pule me perimë të stinës dhe rizoto me panxhar e krem djathi / Pjesa e dytë

13 Qershor 2019, 15:16

Receta e dytë: Rizoto me panxhar dhe krem djathi

Përbërësit:

320 gr oriz

½ qepë

500 gr panxhar

200 ml qumësht

80 gr parmixhan

20 gr niseshte

vaj ulliri

kripë

1 lgj gjalp

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë deri sa të zbutet. Më pas shtojmë copat e pulës duke vazhduar skuqjen së bashku deri sa mishi të zverdhet pak. Largojmë mishin në një pjatë dhe në tigan shtojmë selinonë e prerë në trashësi 0,5  cm, karrotën në shkopinj 3-4 cm dhe i kaurdisim së bashku.  Shtojmë specat, kungujt e prerë në gjysmë rrathë dhe i kaurdisim së bashku. Vendosim copat e mishit dhe më pas i shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli i verës shtojmë domaten e prerë në kubikë dhe e lëmë të ziejë me lëngun që do të lëshojnë perimet për 15-20 minuta në temperaturë mesatare.

Kjo recetë kushton 350 lekë, por asnjë prej telefonuesve që u bënë pjesë e quiz-it nuk mundën të gjenin vlerën e saktë. Të gjitha amvisat mund të bëhen pjesë e quiz-it duke telefonuar në numrin 044 400 101 dhe të kenë mundësi të fitojnë 2000 lekë të reja nga Conad.