Receta e ditës - Kunguj me oriz e domate dhe sallate me perime të pjekura dhe kuinoa / Pjesa e parë

6 Shtator 2018, 15:21

Receta e parë : Kunguj të njomë me oriz dhe domate

Përbërësit:

1 kokërr qepë

500 gr kunguj të njomë

50 gr pure domate

400 gr domate

80 gr oriz

400 ml lëng perimesh

150gr djath i bardhë

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kopër

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin , kaurdisim qepën në kubikë deri sat ë zbutet dhe shtojmë kungujt e prerë në kubikë me brinjë 2 cm. I kaurdisim së bashku për 3 minuta duke shtuar më pas purenë e domateve dhe domatet e qëruara e të prera në kubikë. I lëmë të ziejnë për 5 minuta, shtojmë orizin, lëngun e perimeve të nxehtë, kripë e piper të zi dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Në 3 minutat e fundit shtojmë koprën e grirë dhe më pas djathin në kubikë . fikim sobën dhe e lëmë të ziejë në temperaturën e vet për 5 minuta të tjera. E shërbejmë të ngrohtë.