Receta e ditës - Lakror i çobanit dhe çorbë me thjerrëza / Pjesa e parë

3 Dhjetor 2018, 14:54

Receta e parë: Lakror i çobanit

Përbërësit:

500 gr mish i grirë

2 qepë mesatare

Vaj, kripë, piper i zi

Majdanoz

Pureja e patates:

1-1,2 kg patate

1 filxhan çaji qumësht

3 lugë gjelle gjalp

4 të verdha veze

1 thelb hudhër

Kripë, piper i zi, arrë moskat

2 lugë gjelle kaçkavall

1 lugë gjelle galetë

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet. Vendosim tiganin me 2-3 lugë gjelle vaj, kaurdisim qepën dhe mishin e grirë deri sa të marrin pak ngjyrë. Shtojmë purenë e domates ose 1 lugë gjelle salcë koncentrat, kripë e piper të zi dhe 1 gotë ujë e më pas e lëmë qepën dhe mishin të ziejë deri sa të shterojë uji dhe të mbetet shumë pak lëng.

Përgatisim purenë e patateve .Pasi patatet i kthejmë në pure shtojmë në to qumështin, gjalpin, hudhrën dhe  të vredhat evezëve . Shtojmë gjithashtu kripë, piper të zi, arrë moskat dhe e ndajmë purenë në dy pjesë.

Lyejmë tavën me yndyrë, e pudrsoim me pak galetë dhe e shtrojmë në tavë duke e niveluar mirë gjysmën e puresë me patate.

Sipër saj vendosim kimën me mish duke e niveluar mirë mbi të gjithë sipërfaqen e puresë. Mbulojmë kimën me purenë që na teproi duke e niveluar mirë. Në fund e spërkatim me pak gjalpë dhe e pudrosim me kaçkavall të fortë të stazhionuar. E vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta.