Receta e ditës - Lazanje me perimet e stinës dhe gogozhare të çastit / Pjesa e dytë

22 Tetor 2018, 09:46

Receta e dytë: Gogozhare të çastit

Përbërësit:

500 gr speca të kuq

3-4 thelpinj hudhër

5 kokrra piper i kuq

2 gjethe dafine

3 lugë gjethe uthull

Vaj ulliri

Kripë

Majdanoz

Përgatitja:

Lajmë , pastrojmë specat dhe i presim ato në trashë 1,5 – 2 cm, e i vendosim në një tigan të thellë me vaj ulliri. Sa fillojnë specat të ziejnë në vaj për 2-3 minuta (jo të skuqen), shtojmë hudhrat e grira hollë , uthullën , gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit. Vendosim kapakun e tiganit dhe e lëmë të gatuhen si në avull për 5-7 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë, fikim zjarrin dhe i lëmë specat të zbuten në avull me uthull dhe vaj. I lëmë të ftohen dhe i shërbejmë me çfarëdolloj gatimi dimri si fasule, patate etj.