Receta e ditës - Makarona furre me perime, supë me karrota dhe xhinxher dhe omletë me kërpudha / Pjesa e parë

20 Shtator 2018, 15:41

Receta e parë : Makarona furre me perime

Përbërësit:

400 gr makarona (pene)

4 domate mesatare

3 kunguj të njomë

1 presh

3 kokrra vezë

300 gr ajkë

500 ml qumësht

3 lugë gjelle vaj ulliri

50 gr parmixhano

Arrë moskat

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë për të zier, shtojmë kripë dhe ziejmë makaronat 4 minuta më pak se minutazhi i shkruar në etiketë.

Presim domatet në feta të holla . presim dhe kungullin në feta rrumbullake të holla. Preshin e presim në unaza shumë të holla , kryesisht pjesën e bardhë dhe jo bishtat.

Në një tas rrahim vezët. Shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj ulliri, ajkë, qumësht, kripë, arrë moskat dhe piper të zi.

Lyejmë tepsinë me vaj ulliri, kullojmë makaronat dhe i nivelojmë në tepsi . hedhim salcën në qumësht dhe vezë dhe i trazojmë lehtë duke i niveluar përsëri. Vendosim mbi makarona duke i alternuar një fetë domate me një fetë kungull duke i mbështetur tek njëra tjetra. Mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës me domate dhe kungull. Mbi ta thërmojmë unazat e preshit nëpër të gjithë sipërfaqen. Në fund pudrosim përsëri të gjithë sipërfaqen me djath parmixhano. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta.