Receta e ditës - Mish qengji me majdanoz dhe krepa me fruta / Pjesa e parë

4 Korrik 2018, 15:38

Receta  e parë : Mish qengji me qepë të njoma dhe majdanoz

Përbërësit  :

800 gr – 1 kg mish

1 kg qepë të njoma ( 5 tufa )

30 gr oriz

Vaj ulliri

1 lugë gjelle piper të kuq

4 tufa majdanoz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Lajmë mishin dhe  pasi të ngrohim pak vaj e kaurdisim lehtë sat ë ndryshojë ngjyrë . Shtojmë kripë dhe ujë sa të mbulohet  pak mishi dhe e lëmë atë të ziejë për 30 minuta ( jo plotësisht)

Lajmë qepët dhe i presim ato në gjatësi 20 cm, kryesisht pjesën e parë dhe pak jeshile. Atë pjesë jeshile që është më e freskët , afër pjesës së bardhë, jo bishtat.

Vendosim një tenxhere me 4-5 lugë gjelle vaj ulliri. Sapo vaji të ngrohet, shtojmë qepët dhe i kaurdisim ato pa i dhënë ngjyrë, sa qepa të ulë volumin e të zbutet pak.

Pasi lajmë e thajmë majdanozim e presim atë jo shumë hollë.

Qepën e kaurdisim herë pas here sat ë zbutet. Kur ajo të ketë ulur mirë volumin , shtojmë 1 lugë gjelle piper të kuq dhe i trazojmë së bashku deri sa shohim q ëpiperi shpërndahet.

Shtojmë qepën në tenxhere me mish. Barazojmë nivelin e mishit dhe qepës me ujë ( shtojmë pak nëse lëngu i mishit ka shteruar, por asnjëherë lëngu të mos jetë mbi nivelin e mishit, por baraz me të. )

Shtojmë 4 – 5 lugë çaji oriz ( sa të na mbajnë gishtat e dorës)

E rregullojmë me kripë e piper të zi dhe e lëmë gjellën të ziejë për 15 minuta. 10 minutat e fundit shtojmë majdanozin për të zier në temperaturë mesatare.