Receta e ditës - Mish qingji me oriz dhe qumësht, supë magjerica dhe bukë pashke / Pjesa e dytë

26 Prill 2019, 11:28

Receta e dytë: Supë magjerica

Përbërësit:
400-500 gr të brendshme qingji
40 gr gjalpë
3 lgj oriz
4 qepë të njoma (pkesa e bardhë)
Kripë
2 të verdha veze
3 lgj lëng limoni
Kopër
Piper i zi

Përgatitja:
Shpëlajmë të brendshmet dhe i përvëlojmë ato në ujë të valuar. I kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim të bardhat e qepëvë të njoma deri sat ë zbuten, port ë mos marrin ngjyrë. Shtojmë të brendshmet dhe i kaurdisim pak. Shtojmë lëngun e tyre dhe kur të marrë valë, hedhim orizin e pastruar e të larë. Ziejmë supën deri sa orizi të jetë gati, rregullojmë shijen për kripë dhe e heqeim nga zjarri. Pas 5-6 minutash e presim me vezë e limon. Në fund hedhim pak kopër e piper të zit ë bluar.