Receta e ditës - Musaka me presh dhe petulla / Pjesa e parë

14 Janar 2020, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2020-01-15 09:20:14

Musaka me presh

1.5 kg presh

2 qepë

400 gr mish i grirë

Vaj ulliri

50 ml pure domate

Kripë dhe piper i zi

2 gjethe dafine

2 lugë gjelle majdanoz

Beshameli

1 lugë gjelle gjalp

1 lugë gjelle miell

1 gotë qumësht

Përgatitja:

Në një tigan vendosim 3 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim preshin sa të zbutet por dhe të zverdhet pak. ½ e sasisë së preshit e shtrojmë si bazë në një tavë që e kemi lyer më parë me vaj dhe spërkatur me peskimadhe. Gjysmën e ruajmë për shtresën e sipërme.

Në po atë tigan shtojmë 3 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepët të prera në kubikë të vegjël derisa ato të zverdhen. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim duke shtuar dhe pak pure domateje. Shtojmë dy gjethe dafine, kripë, piper të zi dhe një gotë ujë dhe e lemë të ziejë për 10 minuta.

Ndërkohë në një tenxhere të vogël përgatisim pak beshamel ku kaurdisim fillimisht miellin me pak gjalpë për 5 minuta dhe më pas shtojmë qumështin, kripë dhe piper të zi. E trazojmë mire dhe e lemë beshamelin të ziejë për 3 minuta.

Shtrojmë kimën e përgatitur në tavën ku kemi vendosur shtresën e parë të preshit e mbulojmë më pas me një shtresë tjetër presh, një shtrese kimë dhe në fund një shtresë beshamel. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.