Receta e ditës - Pashaqofte me salcë domate në furrë dhe Bullgur me fasule të njoma / Pjesa e parë

22 Shkurt 2019, 15:14

Receta e parë: Pashaqofte me salcë domate në furrë

Përbërësit:

Qoftet

400 gr mish të grirë

Oriz gjysëm I zier

1 kokërr qepe

1 të bardhë veze

Kripë + piper të zi+ nenexhik

Për salcen

4 gj vaj ulliri

500 gr pure damate

3-4 thelpinj hudhër

200 ml leng perimesh

Majdanoz

Përgatitja:

Në një tas vendosim mishin e grirë, 1 qepë të vohël të grirë hollë, oriz të zier vetëm 7 minuta, kripë e piper të zi, 1 të bardhë veze dhe pak nenexhik. Të gjithë këto përbërës i punojmë mirë në një tas dhe më pas, pasi brumi të pushojë pak, lagim duart me ujë dhe formojmë qofte të vogla sa një arrë.

Lyejmë tavën me 4 lugë gjelle vaj ulliri, purenë e domates, hudhrat e shtypura, kripë dhe piper, 1 lugë kafe sheqer kaf, pak rigon, 1 gotë lëng perimesh. Më pas vendosim qoftet brenda në salcë dhe më pas vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200ºC për 30 minuta.