Receta e ditës - Patate me qofte e beshamel dhe rizoto me karkaleca e kungull / Pjesa e parë

1 Tetor 2018, 07:49

Receta e parë: Patate me qofte dhe beshamel
Përbërësit:
3-4 patate të mëdha
500 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
Majdanoz 
1 lugë çaji piper i kuq
125 gr mozarela
Rigon
Kripë dhe piper i zi
Beshameli
2 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle miell 300 ml qumësht
Kripë 
Arrë moskat
Përgatitja :
Fillimisht qërojmë patatet, i shpëlajmë dhe i vendosim ato për ti zier, jo plotësisht por 15 minuta. I presim në feta me trashësi 0,5 cm dhe mbulojmë komplet tepsinë duke i vendosur të shtrira , jo njëra përmbi tjetrën. Vendosim feta me patate edhe në pjesën anësore të tepsisë rreth e qark.

Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë hollë, majdanozin e prerë imët bashkë me piperin e kuq , kripën, rigonin dhe piperin e zi. I përziejmë mirë së bashku dhe formojmë qoftet e rrumbullakëta duke numëruar sa feta patate kemi vendosur në tepsi, po aq qofte do të bjëmë.

Vendosim qoftet mbi çdo patate dhe më pas në pjesët anësorevendosim përsëri feta patate duke e vendosur qoften si një hapësirë më vete. Mbulojmë qoftet me beshamel dhe më pas të gjithë sipërfaqen me mozarela të grirë në rende. Vendosim tavën në furrë në temperaturën  200ºCpër 15-20 minuta.