Receta e ditës - Patate të mbushura me proshutë e krem djathi dhe patate me qumësht e djathë / Pjesa e parë

24 Shtator 2019, 11:54

Receta e parë: Patate të mbushura me proshutë dhe krem djathi.

Përbërësit:

-          6 patate të mëdha (sa grushti)

-          Vaj + kripë

-          150 gr proshutë coto

-          200 gr krem djathi

-          40 gr qepë të njomë (bishtat)

-          400 gr salcë bechamel

-          150 gr mozzarella

Përgatitja:

Patatet i lajmë  mirë dhe më pas i lyejmë me pak vaj ( me gjithë lëkurë), i spërkatim me kripë dhe i vendosim në një tavë. Tavën me patate e fusim në furrë në temperaturën 170°C, për 45 minuta.

Pasi të kalojnë 45 minuta, largojmë patatet nga furra dhe bëjmë një prerje për së gjati në një të tretën (⅓) e patates.

Pasi t’i kemi hequr patatet nga furra, pastrojmë tulin e patates dhe e vendosim atë në një tas, më pas pataten e shtypim me një pirun. Këtë pure që formuam e shtojmë në një tepsi.

Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me 6 patatet e mbetura. ⅔

Pastrojmë tulin e patates duke lënë muret anësore (0.5 cm) dhe tulin e patates që pastruam e vendosim në një tas.

Shtojmë në tas proshutën në shirita të shkurtër, kremin e djathit dhe bishtat e qepëve të njoma. I përziejmë mirë dhe me një lugë mbushim patatet dhe i vendosim me mbushje nga proshuta, nga poshtë, në tepsinë ku kemi shtruar bazën me patate, pra me kokë poshtë.

Ndërkohë përgatitim bechamelin. Për të përgatitur bechamelin na duhen 2 lugë gjelle gjalp, 2 lugë gjelle miell, 400 ml qumësht, kripë, piper dhe armoskat. Mbulojmë patatet me bechamel dhe mbi të vendosim nga pak djathë mozzarella. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 190°C për 25 minuta.

E servirim një patate në bazë pureje me sallatë mix.