Receta e ditës - Pete misri me presh dhe gjellë mesdhetare me perime / Pjesa e dytë

4 Tetor 2018, 13:44

Receta e dytë : Gjellë mesdhetare me perime

Përbërësit:

1 patëllxhan

1 lugë çaji miell

2 thelpinj hudhër

400 gr speca me ngjyrë

400 gr domate

Borzilok

1 litër lëng perimesh

300 gr qiqra(1 kuti)

5 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull e bardhë rrushi

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në kubikë mesatarë. I spërkatim pak me kripë dhe i lëmë të pushojnë për 10 minuta. Më pas i thajmë me letër kuzhine dhe i spërkatim me pak miell.

Vendosim tenxheren me vaj dhe vendosim në të patëllxhanët e pudrosur me miell dhe i skuqimpak. Shtojmë nëtë hudhrat e grira imët, i kaurdisim së bashku duke shtuar specat e prera në unaza me trashësi 0,5 cm. i trazojmë sa specave tu bjerë volume dhe shtojmë domatet, borzilokun e copëtuar me dorë dhe i lëmë të marrin valë për 7 minuta në temperaturë mesatare. Shtojmë lëngun e perimeve, pak kripë, piper të zi dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Në fund shtojmë qiqrat e kulluara dhe i lëmë të ziejnë për 2-3 minuta së bashku. Në një tas trazojmë vaj, uthull dhe borzilok dhe i përziejmë mirë. Kur të shërbejmë recetën në pjatë , i hedhim sipër një lugë çaji nga përzierja e fundit.