Receta e dytë: Supë me pulë dhe trahana
Përbërësit:
300 gr mish pule
2 domate
2 karrota
2 lugë gjelle majdanoz
3 lugë gjelle trahana
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Lajmë mishin e pulës dhe e vendosim në tenxhere me 1,2 litër ujë e pak kripë dhe e lëmë të valojë. Brenda në tenxhere vendosim dhe 2 domate të qëruara nga lëkura e të paprera.
Pasi mishi të jetë zier, e largojmë nga tenxherja dhe e lëmë të ftohet. Domatet i nxjerrim dhe i vëmë në mikserin e qepës për ti kthyer në pure.
Kullojmë lëngun e pulës dhe e vendosim përsëri në tenxhere. Shtojmë purenë e domates ,mishin e pulës të copëtuarë në pjesë të vogla dhe karrotat e prerë në kubikë.
Shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë të ziejë për 3 minuta.
3 lugë gjelle trahana e hollojmë me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në supë duke e trazuar ngadalë. E lëmë supën të ziejë për 5 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë.