Receta e ditës - Pogaçe me gjalp e rizoto me spinaq dhe shegë / Pjesa e parë

9 Tetor 2018, 16:07

Receta e parë: Pogaçe me gjalp

Përbërësit:

1 kg miell

500 ml ujë i ngrohtë

1 lugë gjelle sheqer

40 gr maja e njomë ose 10 gr maja e thatë

200 gr gjalp i ftohtë

50 ml vaj

1 lugë gjelle kripë

1 e verdhë veze

Përgatitja:

Në një tas vendosim fillimisht ujin e ngrohtë. Shtojmë në të 1 lugë gjelle sheqer . Më pas hedhim majanë , e trazojmë mirë që të shkrihet dhe më pas shtojmë gjysmën e miellit. E trazojmë mirë me lugë druri, shtojmë përsëri pak  miell dhe vazhdojmë ta trazojmë deri sa masa të fillojë të trashet. Përsëri shtojmë miell, 1 lugë gjelle kripë, gjysmën e vajit dhe e përziejmë duke bërë një brumë jo shumë të fortë. Fillojmë të brumojmë me duar ndërkohë që në tasin e miellit mund të ketë tepruar pak miell (rreth 150 gr). E lyejmë brumin me pak vaj, e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të vijë për rreth 1 orë në temperaturë ambienti. Pasi të kalojë kjo kohë marrim brumin dhe e ndajmë në 5 kulaçe. Edhe gjalpin që kemi në frigorifer, pothuajse të ngrirë e ndajmë në 5 pjesë.

Hapim kulaçin e parë në një rreth me diametër 25-30 cm. Më pas mbi të grijmë gjalp duke e niveluar në gjithë sipërfaqen. Hapim kulaçin e dytë, po kështu me bruinjë 25-30 cm. E vendosim mbi gjalpin që grimë tek kulaçi i parë dhe përsëri grijmë gjalp. Kështu vazhdojmë me kulaçin e tretë, të katërt dhe të pestë. Më pas këto 5 petë të bashkuara në mes me gjalpë, i hapim në një të vetme me diametër rreth 60 cm.

Tepsia ku do të vendosim pogaçet duhet të jetë rreth 30  cm. e lyejmë atë me gjalp.

Petën e ndajmë fillimisht në 34 copa. Këto 4 copa i ndajmë secilën në 4 copa duke formuar kështu 16 copë. Fillojmë dhe i mbështjellim në formën e një brioshi nga pjesa më e gjerë tek ajo më e ngushtë dhe i vendosim të gjitha në tavë, me kusht që pjesa e mbylljes të jetë poshtë.

Shkrijmë pak një pjesë të gjalpit dhe e përziejmë mir me 1 të verdhë veze. Në fund lyejmë komplet brioshët të bashkuar në një popgace të vetme dhe i spërkatim me susam ose me pak kripë të trashë. Vendosim pogaçen në furrë të piqet në temperaturë 200ºC për 25 minuta.