Receta e ditës - Pulë me arra dhe Karamele xhelatinë ne fruta / Pjesa e parë

10 Dhjetor 2019, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2019-12-10 13:23:13

Pulë me arra

 
Përbërësit:
1 pulë mesatare 
3 lugë gjelle gjalp 
2 lugë gjelle vaj ulliri 
30 gr miell gruri 
30 gr miell misri 
1.2 litër lëng pule 
200 gr arra 
6 thelpinj hudhra 
2 lugë gjelle uthull 
Pak gjalp për spërkatje 
1 lugë kafe piper i kuq 
Përgatitja: 
Pastrojmë pulën dhe e ndajmë në racione. Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë ziejmë copat e pulës për 20 minuta. Më pas largojmë copat e pulës, i vendosim në një tavë me ½ garuzhde lëng dhe i vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius. 
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe vajin, kavardisim miellin derisa të marrë ngjyrë lajthi. E shuajmë me lëngun e pulës duke e trazuar vazhdimisht që të mos bëhet salca me kokrriza. E lëmë salcën në kosistencën që preferoni. 
Shtypim hudhrat dhe i trazojmë në uthullën dhe e shtojmë tek lëngu. Hdhim edhe kripë e piper të zi. Shtypim arrat mirë me qëllim që të nxjerrin yndyrën e tyre dhe pasi ta largojmë salcën nga zjarro shtojmë arrat dhe nuk e vendosim më tenxheren për të valuar. Salcën mund ta lëmë në tenxhere dhe kur e servirim e vendosim në pjatë salcën e më pas mishin e pulës ose vendosim salcën në një tav, shkrijmë gjalpin dhe një lugë kafe piper të kuq, e spërkatim sipër salcën me të dhe mbi to vendosim pastaj copat e pulës. Ju bëftë mirë!